Për shkak të presionit të madh ndërkombëtar, PDSH do të shqyrtojë mundësinë e ndërprerjes së bojkotit dhe rikthimit në jetën parlamentare.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të brendshme nga partia e Menduh Thacit, sipas të cilave ditën e diel do të mbahet një mbledhje e posacme, ku do të votohet mbi rrugën që do të zgjedhë ky subjekt.

Kjo është e dyta herë që PDSH do të shqyrtojë mundësinë e ndërprerjes së bojkotit, pas asaj të bërë dy muaj më parë ku kthimi në Parlament u refuzua me shumicë votash.

Aktualisht, askush në radhët e PDSH-së nuk dëshiron të bëjë hipoteza se si do të shkojë votimi i anëtarëve të Kuvendit qëndror të partisë.

Top Channel