Maqedonia do të dërgojë në Afganistan një kontigjent ushtarak prej 149 efektivësh, të cilët do të veprojnë në kuadër të misionit ndërkombëtar ISAF.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë maqedonase, sipas të cilave ushtarakët që do të dërgohen janë pjesë e divizionit të këmbësorisë.

Burimet shtojnë se sot, para nisjes së tyre do të mbahet një ceremoni në kazermën ushtarake “Jane Sandanski”, në Shtip.

Maqedonia është e pranishme në misionin paqeruajtës në Afganistan që prej qershorit të vitit 2006.

Top Channel