Një biznesmen kosovar është vrarë mbrëmjen e djeshme në Londër, pasi është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej brenda makinës së tij.

Sipas mediave kosovare, biznesmeni Nezir Golaj u gjet i vdekur 10 minuta më vonë nga familja e tij, në rrugën “Hendon Way”, në perëndim të Londrës.

Ngjarja po hetohet nga detektivët e Scotland Yard, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve të krimit.

Nezir Golaj, 45 vjec, ishte një biznesmen i suksesshëm në fushën e ndërtimit dhe anëtar i respektuar i komunitetit shqiptar në Britani.

Top Channel