Personeli i linjës ajrore kroate, “Croatia Airlines”, ka nisur mëngjesin e sotëm një grevë masive që do të zgjasë deri më 13 korrik.

Sipas raportimeve të mediave kroate, ky reagim i stafit ka ardhur pas dështimit në arritjen e një marrëveshjeje me drejtorinë e “CA”.

Për këtë vendim është informuar edhe kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, njëkohësisht përfaqësuese e linjës ajrore, që është pronë e qeverisë.

Nga ana e tyre, anëtarët e personelit të “Croatia Airlines”, në një mbledhje të mëparshme me drejtuesit, pranuan të hiqnin dorë nga kërkesat e tyre për rritje rrogash.

Top Channel