Kosovë, arrestohen aktivistët e “Vetëvendosje”

09/07/2010 14:50

Policia e Kosovës ka arrestuar sot disa aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët kishin bllokuar hyrjen e Kuvendit komunal të Gjilanit, për të kundërshtuar miratimin e statutit të ri.

Për më tepër se një orë ata kanë penguar hyrjen e drejtuesve të komunës në ndërtesë. Sipas aktivistëve, me statutin e ri, komunës do t’i shkëputet një pjesë e mirë e territorit të saj.

Megjithatë, pas ndërhyrjeve të forcave të policisë ata kanë liruar hyrjen e ndërtesës, e cila aktualisht kontrollohet nga uniformat blu.

Top Channel