Iran, gruaja i shpëton ndëshkimit mesjetar

09/07/2010 11:35

Autoritetet në Iran kanë njoftuar se një grua e dënuar për tradhti bashkëshortore nuk do t’i nënshtrohet dënimit që parashikon goditjen e saj me gurë deri në vdekje.

Por ende nuk është e qartë nëse autoritetet e kanë hequr ose jo dënimin me vdekje ndaj Sakineh Mohammadi Ashtiani, e cila ndodhet në burg që prej vitit 2006.

Gruaja 43 vjecare është dënuar gjithashtu me rrahje kamzhiku për “një marrëdhënie të paligjshme”, ndërkohë që një gjykatë tjetër e gjykoi për tradhti.

Për të shmangur goditjet me gurë deri në vdekje është bërë një fushatë e madhe ndërkombëtare.

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague e cilësoi këtë metodë si “një ndëshkim mesjetar” dhe si dëshmi se Irani nuk merr në konsideratë të drejtat e njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA