Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton ka deklaruar se integrimi i plotë i Ballkanit perëndimor në BE sjell stabilitet për rajonin.

Deklaratën e saj Ashton e bëri gjatë një vizite në Athinë, pas një takimi me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu.

“Ballkani perëndimor mbetet një prioritet për Bashkimin Evropian”, ka pohuar shefja e diplomacisë evropiane.

Ashton dhe Papandreu kanë diskutuar edhe për axhendën greke “Evropa 2014”, që parashikon anëtarësimin e plotë të Ballkanit në BE në vitin 2014.

Top Channel