Presidenti Fatmir Sejdiu do të mbajë më 12 korrik fjalimin e përvitshëm në Parlamentin e Kosovës, ku do të raportojë për veprimtarinë e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur kryesia e Kuvendit të Kosovës, pas mbledhjes së krerëve të grupeve parlamentare.

Paraqitjen e tij të fundit në Kuvend, Sejdiu e ka bërë më 9 korrik të vitit të kaluar.

Ndër të tjera, kryesia e Kuvendit vendosi që në të njëjtën ditë të mbahet një seancë e dytë ku të shqyrtohen disa projektligje.

Top Channel