Prishtina zyrtare ka përshëndetur rezolutën e miratuar nga PE për Kosovën, e cila fton pesë vendet anëtare të BE-së që kanë refuzuar pavarësinë ta njohin atë.

“Është rezoluta e duhur e miratuar në kohën e duhur, që do të jetë një mesazh për vendet që s’kanë njohur pavarësinë, por edhe për ne që të vazhdojmë me qeverisjen e mirë”, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaci.

Të njëjtin mesazh ka përcjellë edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili ka theksuar se rezoluta nxit institucionet kosovare që të punojnë me efikasitet.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka sugjeruar që Kombet e Bashkuara të bashkëpunojnë me BE-në për zgjidhjen e cështjeve të pazgjidhura mes Prishtinës dhe Beogradit.

“BE ka një rol jetik në promovimin e dialogut për cështjet e pazgjidhura mes Serbisë dhe Kosovës. Por OKB është e gatshme të përfshihet në këtë proces përmes përfaqësuesit të UNMIK”, ka pohuar Ki Moon.

Top Channel