Kryetari i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petrovic ka kërkuar nga institucionet dhe autoritetet e Kosovës që të identifikojnë sa më shpejt autorët e sulmit ndaj deputetit të partisë së tij, Petar Miletic.

“Persona në Policinë e Kosovës më thonë se edhe në radhët e policisë ekzistojnë individë që pengojnë hetimet. Ju lutem që të ndërmerrni masa pasi nëse vazhdohet kështu edhe ato gjurmë që ekzistojnë do të zhduken”, ka deklaruar Petrovic.

Apelin e tij deputeti serb në Parlamentin e Kosovës ia ka drejtuar presidentit Sejdiu, kryeministrit Thaci dhe kryetarit Jakup Krasniqi.

Deputeti Miletic mbeti i plagosur ditën e hënë në veri të Mitrovicës nga një person i armatosur. Për sulmin ndaj tij nuk është arrestuar askush.

Top Channel