Edhe përkundër shumë kritikave që ka marrë Maqedonia për ndikimin e politikës në sistemin gjyqësor, kryeministri Nikola Gruevski këmbëngul se reformat në këtë fushë po ecin sipas parashikimeve.

Gruevski ka kritikuar liderin e opozitës Branko Cërvenkovski, për deklaratën e bërë një ditë më parë në Strazburg, se Maqedonia po ngec në përmbushjen e reformave në sferën e gjyqësisë.

“Mua më vjen shumë keq që zoti Cërvenkovski për vendin e tij flet gjëra jo të vërteta. Kjo është pjesë e karakterit të tij. Megjithatë më vjen mirë që, kryeministri i shtetit kryesues të BE-së, Iv Leterm dha një mirënjohje për reformat”, deklaroi Gruevski.

Top Channel