Pavaresisht deklaratave te opozites greke se nuk do të aprovoje projektligjin per sigurimet shoqerore si dhe kundershtimit te ashper te se majtes radikale, me votat e mazhorances ,159 nga gjithsej 300,parlamenti grek miratoi ne parim, ne mbremjen e se merkures, reformen mbi pensionet.Ashtu sic theksoi kryeministri Papandreu ceshtja qendron ne faktin ne se kjo vote, perben edhe vote besimi per qeverine e tij. (UPDATE)

“Problemi kryesor per Greqine sot eshte te ndryshoje vendi kaq rrenjesisht, sa qe asnjehere te mos kete nevoje per paketa shpetimi ,qe mos na mbikqyrin asnjehere,qe mos te jemi kurre nen rrezikun e falimentimit,kurre me”, tha Papandreu.

Eshte nje projektligj qe ka ngjallur reagime te medha ne shoqerine greke, ka deklaruar edhe udheheqesi i opozites i cili ka shprehur  rezervat e tij per efikasitetin e paketes antikrize qe po zbaton qeveria Papandreu.

“Sakrificat e medha nuk mjaftojne ne se nuk kane asnje rezultat dhe nuk cojne ne nje rimekembje te ekonomise greke. Paketa e masave antikrize con ne nje recension te thelle, ne deficit akoma me te madh dhe ne borxhe te reja”, u shpreh Antonis Samaras, lideri i Demokracia e Re.

Nderkohe te zymta jane parashikimet e raportit vjetor te Organizmit te Bashkepunimit per Ekonomine dhe Zhvillimin,sipas te cilit  papunesia ne Greqi do te rritet nga 12,1% sivjet ne 14,3% ne vitin 2011.

Gjithashtu edhe Komisioni Europian ne baze te statistikave te Eurostat deklaroi se recensioni i ekonomise greke ne tremujorin e pare te ketij viti shkoi ne -2,5 % ,shifer me e madhe se parashikimi.

Megjithate sipas zyrtarve te Brukselit ne planin afatgjate ekonomik Greqia po ecen ne rruge te drejte dhe kete e tregon  reduktimi i deficitit shteteror kete vit ne masen  40% ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te  kaluar.
Vecse nuk mendojne keshtu sindikatat greke te sektorit shteteror dhe atij privat te cilat ne pritje te votimit te sotem, nen per nen te projektligjit te pensioneve ,kane dale ne rruge ne greven e gjashte te pergjithshme brenda tre muajve te fundit.

Top Channel