Mbi 5 mijë persona nga fshati Nezuk, në verilindje të Bosnjes, kanë nisur sot marshimin drejt Srebrenicës për të përkujtuar 15 vjetorin e masakrës masive.

“E bëjmë pasi ndjejmë një detyrim ndaj viktimave. Në këtë mënyrë tregojmë respektin për ta”, ka deklaruar Maliq Mirsad, pjesëmarrës në marshim dhe i mbijetuar i masakrës së Srebrenicës.

Në korrik të vitit 1995 rreth 8 mijë burra e djem boshnjakë u masakruan nga forcat serbe, në qytetin që ishte nën mbrojtjen e trupave të OKB-së.

Ditën e diel do të bëhet edhe varrimi i 800 viktimave të kësaj tragjedie, trupat e të cilëve janë zhvarrosur së fundmi nga varret masive.

Top Channel