Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic ka deklaruar se nuk mund të lejohet hapja e gjykatës në Mitrovicë, e paralajmëruar për më 15 korrik.

“Duam të dimë se cili është juridiksioni i asaj gjykate dhe me cfarë ligjesh do të gjykohet, pasi askush nuk mund të imponojë, as EULEX dhe as pushteti në Kosovë”, ka pohuar Bogdanovic.

Ai ka shtuar se për këtë cështje po zhvillohen bisedime mes Ministrisë serbe të Drejtësisë dhe misionit evropian për rendin dhe ligjin.

Top Channel