Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka rikonfirmuar angazhimin e institucioneve të shtetit të ri në luftën kundër korrupsionit.

“Si president i vendit do ta përkrah fuqishëm këtë proces, në mënyrë që të hetohen të gjitha rastet e korrupsionit dhe që drejtësia të thotë fjalën e vet”, ka deklaruar Sejdiu.

Angazhimin e tij presidenti kosovar e bëri gjatë një takimi me kreun e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ku ndër të tjera theksoi se, para ligjit janë të gjithë të barabartë.

Top Channel