Prishtina ka kërkuar nga autoritetet srbe të ndalin provokimet në veri të Mitrovicës, në Kosovë.

Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi deklaroi se presidenti serb Boris Tadic lëshoi mesazhe negative në Nju Jork, vetëm pak ditë përpara shpalljes së vendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për statsuin.

“Ai debat ka qenë kontradiktor dhe një dështim i iniciativës së tyre. Ata kanë dalë humbës në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit”, ka deklaruar Rexhepi.

Ndërkohë, në Mitrovicë serbët po pengojnë hetimet për incidentet e ndodhura, duke mos lejuar policinë të marrë në pyetje deputetin serb Petar Miletic.

Top Channel