Parlamenti Evropian zhvillon sot një debat midis deputetëve dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton për Kosovën.

Pritet që më 8 korrik të votohet një rezolutë, ku do të theksohet se vendet e BE-së duhet të shtojnë kontaktet me Kosovën.

Parlamentarët evropianë “mirëpresin njohjen nga të gjitha vendet e BE-së të pavarësisë së Kosovës”, thuhet në projektrezolutën e përgatitur nga Komisioni i Politikës së Jashtme. Vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën janë Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Top Channel