Kryeministri belg Yves Leterme, duke prezantuar prioritetet e presidencës belge të BE, ka deklaruar se Brukseli do të përpiqet të arrijë një marrëveshje për fillimin e negociatave për anëtarësimin me Maqedoninë.

“Negociatat me vendet kandidate do të vazhdojnë në mënyrë dinamike dhe të gjithë kandidatët do të vlerësohen sipas meritave të tyre”, ka pohuar Leterme.

Ai ka shtuar më tej se negociatat që po zhvillohen aktualisht me Kroacinë mund të hyjnë në fazën përfundimtare, me Turqinë do të vazhdojnë, ndërsa me Islandën do të hapen.

Top Channel