Partia opozitare Lidhja Demokratike e Dardanisë ka deklaruar sot se rreziku parësor i sigurisë së Kosovës vjen nga papërgjegjshmëria e koalicionit qeverisës PDK-LDK.

Sipas LDD-së, ky koalicion e ka shndërruar Kosovën në pronë private dhe ka anshkaluar tërësisht interesat e qytetarëve.

“Duke vrapuar pas tenderave, duke konsideruar si interes personal shitjen sa më shpejt të pasurive të Kosovës, partnerët e koalicionit kanë harruar cështjen e sigurisë së vendit, integritetin dhe sovranitetin e tij”, ka deklaruar nënkryetari i LDD-së, Fadil Geci.

Top Channel