Vjosa Osmani hap fushatën e LDK-së, thirrje për unitet kombëtar dhe rikthim te ‘Rugovizmi’
Qeveria e Kosovës ka pranuar rishikimin e një pjese të buxhetit, duke bërë disa rregullime, pa hequr dorë nga plani i rritjes së pagave.
Projektligji për ndryshimin e buxhetit 2010 u prezantua dje nga ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, i cili ka pohuar se projektligji u përgatit me konsideratat e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Qëllimi kryesor i rishikimit të buxhetit është përshtatja e politikave ekonomike, si dhe akomodimi i kërkesave me prioritet për organizatat buxhetore të mbështetura në obligime ligjore apo vendime të qeverisë”, ka theksuar Shala, i cili ka shtuar se negociatat me FMN-në kanë përcaktuar të gjitha rritjet e nevojshme të shpenzimeve dhe kursimet përkatëse në vitin 2010.
Në krahasim me buxhetin fillestar, në këtë rishikim të ardhurat janë rritur me 7.5%, të planifikuara që të shkojnë për projektin e autostradës. Edhe rezerva e shtetit është rritur me 41 milionë euro, duke u bërë në total 241 milionë euro, kurse të ardhurat nga privatizimet konsiderohen të larta.
“Financim shtesë është bërë në sektorin e shpenzimeve operative, si kategoria e pagave në shumën prej 6.3 milionë eurosh, në polici, shëndetësi, Forcën e Sigurisë së Kosovës, rritjen e pagave për oficerë të burgjeve, sigurimin e pagave për rritjen e numrit të oficerëve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, si dhe në Ministrinë e Integrimeve Europiane si ministri e re në themelim e sipër”, tha Shala.
Top Channel