Komisioni Evropian në mbledhjen e parë me shoqërinë civile të Kosovës inkurajoi më shumë aktivizim në procesin e integrimit evropian.

Në njoftimin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë u tha se diskutimet u përqendruan në luftën kundër korrupsionit, lirinë e fjalës, të drejtat e grave, sfidat ekonomike dhe ambientale dhe statusi i përgjithshëm i OJQ-ve.

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian Pierre Mirel tha se një shoqëri civile aktive është element kyç i të gjitha demokracive moderne.

Top Channel