Gjykata e Hagës po heton deklaratat se lideri ultrancionalist serb Vojisllav Sheshel ka kërcënuar nga burgu rivalin e tij politik Tomisllav Nikolic.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e gjykatës, Nerma Jelacic, e cila ka saktësuar se aktualisht po hetohet nëse ka pasur një thyerje të masave të sigurisë në burgun ku ndodhet Sheshel.

Lajmi për kërcënimin e jetës së Nikolic nga Sheshel u dha nga partia opozitare serbe, e cila bëri të ditur se lideri radikal kishte angazhuar eksponentë të klanit të Zemunit.

Aktualisht Sheshel ndodhet në proces në gjykatën e Hagës nën akuzën e kryerjes së krimeve ndaj popullsisë kroate, asaj myslimane dhe atyre joserbe në periudhën 1991-93.

Top Channel