Me votat e mazhorancës dhe kundërshtimin e ashpër të opozitës, parlamenti grek miratoi në parim reformën mbi pensionet.

Ndërkohë që dita e enjte do të jetë vendimtare për këtë reformë pasi do të shqyrtohet nen për nen nga ligjvënësit helenë.

Reforma parashikon ngrirjen e përkohëshme dhe rritjen e moshës së daljes në pension në 65 vjeç si dhe kontributet në 40 vjet, ç’ka ka sjellë reagimin e sindikatave në vend të cilat kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme duke paralizuar vendin gjatë sezonit turisik.

Top Channel