Vlorë, aksion kundër ndërtimeve pa leje
06/07/2010 12:50
Aksioni për prishjen e ndërtimeve që pengojnë projektet infrastrukturore në qytetin e Vlorës është ndeshur me kundërshtimin e pronarëve të disa njësive.
Paraditen e sotme, në segmentin rrugor pranë shkollës së muzikës, policia bashkiake së bashku me atë të rendit kanë hasur në kundërshtimin e disa pronarëve.
Por policia ka shoqëruar këta të fundit në komisariat dhe më pas ka vijuar aksioni.
Top Channel