Bashkimi Evropian është i vendosur të mbështesë zhvillimin dhe stabilitetin në rajonin e Evropës juglindore.

Deklarata është bërë nga presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, në një takim me presidentin kroat Ivo Josipovic, në Zagreb.

Van Rompuy po vijon turin e tij në Ballkan. Pritet që ditën e sotme ai të mbërrijë edhe në Prishtinë, ku do të takohet me autoritetet më të larta.

Top Channel