Presidenti i Bashkimit Europian, Herman Van Ropuy mbërriti në Kosovë pas ndalesës së tij në Beograd.

Në Prishtinë ai u takua me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi dhe vlerësoi e mbështeti punën e EULEX-it.

Van Rompuy theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është e domosdoshme për zhvillimin e Kosovës dhe për të nxitur përparimin social dhe ekonomik.

Liberalizimit të vizave, ai e cilësoi si një proces teknik që ka kushtet e veta, të cilat duhet të plotësohen.

Top Channel