
Rreth 30 ton solar janë derdhur në tokë vetëm disa metra larg ujit të detit në Gjirin e Vlorës. Gjatë shkarkimit te hidro-karbureve nje defekt ka bërë që e gjithë masa e solarit te perhapet ne toke.
Rreziku i depërtimit të saj në ujërat e detit sa vjen e bëhet më i madh, ndërkohë që punëtorët e firmës që po kryente trasportin e solarit, janë përpjekur të ndalojnë depërtimin në det duke ngritur mure rëre.
Sipas banorëve të zonës depozita është carë në orët e mbremjes. Solari i paperpunuar i cili ra në kontakt me ujin e detit u ngurtësua menjëherë ndërsa ai që u derdh në tokë vijon të qëndrojë i nxehtë për një kohë të gjatë,si dhe të jetë akoma i lengshem.
Situata vazhdon të jetë problematike pasi temperaturat e larta rrisin rrezikun ne toke, pervec faktit qe ujerat e gjirit te Vlores kercenohen nga nje ndotje masive.
Top Channel