Schulz: Kriza vazhdon

06/07/2010 19:35

Grupimi Social-Demokrat në Parlamentin Europian do të vijojë negociatat me Tiranën derisa të arrihet marrëveshje e pranueshme mes maxhorancës dhe opozitës.

Ndryshe nga Kreu i PPE-së Joseph Daul, i cili deklaroi 10 ditë më parë se opozita është në Kuvend ndaj nuk bëhet më fjalë për krizë politike, Martin Schulz, presidenti i grupimit të majtë, vlerëson të kundërtën.

Madje gjate konferences per shtyp, Schulz theksoi moszgjidhjen e situates, duke thene se edhe komisioneri europian per Zgjerimin, Fule ndant te njejtin mendim me te.

“Per Shqiperine, verrejta qe ne konkluzionet e Keshillit Europian te Ministrave te Jashtem, gjate takimit qe u mbajt ne Luksemburg, u permend inisiativa e parlamentit duke ju referuar angazhimit te z.Daul dhe timin. Une dhe komisioneri Fyle e kuptuam kete si inkurajim per te vijuar dialogun me opoziten e qeverine atje, derisa te arrihet nje moment i pajtimit te brendshem ne vend. Dhe kjo eshte ajo qe ne po mundohemi te bejme me mjete modeste ketu ne Parlament e shpresojme t’ia arrijme.  Por per momentin jemi ende duke diskutuar. Ndaj preferoj mos te bej verrejtje per kete apo ate, sepse sic e dini te gjitha keto negociata jane gjithmone te ndjeshme e duhen respektuar interesat e te gjitha partive respektive te cilat jane shume heterogjene. Ndaj ju lutem pranoni pergjigjen time qe do ta limitoja ne: Po, ne vazhdojme dhe shpresojme qe te arrijme nje marrveshje”, shprehet Schulz.

Ne 19 maj, Daul dhe Schulz nisen inisiativen e perbashket per arritjen e nje marrveshjeje mes forcave kryesore politike ne Shqiperi. Inisiativa deshtoi ne 16 qershor, duke shprehur keqardhjen permes nje deklarate po te perbashket. Burime konfidenciale treguan per TCH se percarja mes lidereve te dy forcave kryesore politike ne PE, erdhi pas deklarates mbeshtetese te Daul ndaj qeverise Berisha ne 25 qershor, ndryshe nga cfare ishte rene dakort paraprakisht ne biseden me Schulz mbi mesazhin qe Kreu i PPE-se duhej t’i percillte Tiranes gjate vizites zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA