Rama: Energji diellore

06/07/2010 16:15

Ambasadori hollandez në Tiranë Van den Dool bën thirrje për ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë që të përdorin panelet diellore në vend të energjisë elektrike duke ndikuar direkt në uljen e shpenzimeve por dhe në ndotjen e mjedisit.

“Një nga elementet kyce për zgjidhjen e problemeve mjedisore është ndërgjegjësimi i popullsisë dhe ju duhet të filloni sa me shpejt me ndergjesimin. Cili do te ishte ambient me i pershtatshëm per fillimin e nje projekti per energjinë e rinovueshme se sa ne nje cerdhe”, tha Den Dool.

Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me ambasaden hollandeze ka nisur realizimin e projektit “Energjia Diellore si Alternative Ekonomike dhe Promjedisore”,si fillim ne dy cerdhe te kryeqytetit .Ne saje te ketij projekti jane instaluar 66 panele diellore  te cilat do te perdoren per sistemin ngrohes dhe ngrohjen e ujit sanitar.

“Eshtë një rrugë që duam ta ndjekim deri në fund për të transformuar burimin e energjisë së cerdheve dhe të shkollave të Tiranës nga energjia elektrike te ajo diellore. Ne mund të bëjmë investime të arsyeshme me kosto të ulëta që rrit cilësinë e jetës dhe cilësinë e marrëdhënies sonë me mjedisin”, tha Rama.

 Duke shfrytezuar energjine diellore  do te kursehet energjia elektrike per ngrojen e ujit sanitar, lenda djegese qe perdorej per sistemin ngrohes, ulet ndotja qe do te shkaktohej nga perdorimi i lendes djegese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA