PS: Qeveria, pasuri ilegale

06/07/2010 15:45

Socialistet akuzuan qeverinë se po pasurohet në mënyrë të jashtëligjshme ndërkohë që vendi është në krizë të plotë ekonomike dhe bizneset po falimentojnë cdo ditë.

Pas deklarimit te pasurive te zyrtareve te larte, ne qender te sulmeve ka qene familja e kryeministrit.

“Natyrisht, ne kemi respekt për të gjithë ata individë, të lidhur ose jo me kryeministrin, të cilët kanë sens të spikatur biznesi aq sa të fitojnë mijëra e miliona euro edhe në kohë krize, përfshirë këtu edhe djalin e tij, i cili vetëm gjatë këtij viti ka fituar 200.000 euro, por kemi edhe të drejtën të kërkojmë sqarim të detajuar për t’i bërë publikut të qartë se kush na qeveris, po ashtu  sa e si i fitojnë paratë e tyre”, u shpreh deputeti socialist, Sajmir Tahiri.

Deputeti Tahiri kerkoi edhe njehere te marret parasysh apeli i bere nga kreu i SHISH per lidhjet e politikes me sherbimet sekrete dhe mafian e vendeve te ndryshme.

“Kjo qeveri ka përkeqësuar ndjeshëm standartin e jetesës së shqiptarëve, duke u shtuar kosto mbi kosto atyre, si pasojë e paaftësisë së saj për të menaxhuar financat publike dhe çmimet e faturave mujore të familjeve shqiptare.
Për këtë Kryeministri mund të pyesë të gjithë pensionist e këtij vendi që dinë t’i bëjnë llogaritë e tyre shumë më mirë se c’ua bën ato ai”, tha deputetja socialiste Mimi Kodheli.

Ne kontrast me pasurine e qeveritareve, opozita deklaroi se qeveria ben demagogji me pensionet, ku sipas tyre rritja eshte minimale, ndersa shpenzimet per moshen e trete shtohen cdo dite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA