PD: Rama po fsheh pasurinë

06/07/2010 19:50

Menjëherë pasi u bënë të ditura deklarimet e pasurive të politikanëve, deputetja Mesila Doda akuzoi direkt kryetarin e partisë socialiste Edi Rama për fshehje të pasurisë.

“Kësaj deklarate ne mund t’i vëmë vetëm emrin e një shpifjeje publike. Fshehja e pasurisë ka brenda farsën e varfërisë që thotë prej kohësh Edi Rama, vetëm goja e të cilit prej porcelani i ka bërë 40 mijë euro”, deklaroi Doda.

Zonja Doda e konsideroi deklarimin e pasurisë së zotit Rama si tallje me organet e verifikimit të pasurisë dhe me organet e drejtësisë. Në emër të deputetëve të mazhorancës ajo kërkoi nga të gjitha organet kompetente që të bëjnë të mundur zbardhjen e pasurisë së kryetarit Edi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA