Pasuritë e politikanëve

06/07/2010 19:45

Cila është pasuria e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë dhe sa ka ndryshuar ajo gjatë një viti. Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive bëri publike deklaratat e pasurive të zyrtarëve të lartë dhe të nënpunësve të shtetit.

Duke u mbeshtetur ne keto deklarata, rezulton se familja e kryeministri Berisha ka nje shtim prej rreth 30 mije lekesh nga pensioni i bashkeshortes. Pervec te ardhurave nga pagat dhe dietat, familja kryeministrore, ne disa llogari bankare ka pakesim te parave te depozituara me pare. Sipas deklaratave te pasurise, djali i kryeministri Berisha gjate vitit 2009 ka perfituar nga aktiviteti privat 200 mije euro dhe si te ardhura neto nga puna e tij nje shume prej 796.000  lekesh.

Edhe vajza e kryeministrit ka blere nje shtese apartamenti ne kembim te 70 mije eurove dhe ka deklaruar burimet e te ardhruave nga aktiviteti i avokatise qe rezulton te jete rreth 42 milion leke. Per numrin dy te qeverise, zevendekryeministri Ilir Meta, gjate vitit 2009 ka nje pakesim te llogarise se tij bankare dhe rezulton se te ardhurat e tij per kete vit jane nga pagat dhe puna ne komisione. Me pak te detajuara jane deklaratat e pasurise se ministrave te kabinetit Berisha.

Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka raportuar te ardhurat e tij vjetore nga puna dhe te bashkeshortes se tij e cila eshte paguar per nje vit me 11 mije e 389 euro. Ministri i Bujqesise Genc Ruli, ka investuar me teper para ne bono thesari si dhe ka perfituar nga  interesat e depozitave qe ka ne disa  banka. Ne vitin 2008 ministri Ruli ka marre nje kredi prej 150 mije eurosh per blerjen e nje apartamenti, per te cilen paguan nje kredi mujore prej 1.064eurosh.

Ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi deklaron se ka shtuar ne depozite nje shume prej 9 mije eurosh. Ne kampin roze, kryetari i partise Edi Rama ka nje terheqje ne dy llagarite e tij bankare me tredhjete mije e 900 leke dhe me 1859 euro. Te ardhurat  e tij vjetore vine nga pagat. Edhe deputeti Gramoz Ruci ka deklaruar si te ardhura vjetore pagen e tij. Deputetja Rudina Seseri por edhe Tom Doshi, kane dhene me teper detaje mbi pasurine e tyre.

Deputetja Seseri tregon se te ardhurat e saj nga puna ne “Fairhaven Capital” ne vit jane rreth 299 mije dollare dhe te bashkeshortit te saj jane rreth 229 mije dollare. Zonja Seseri gjate ketij viti ka bere investime ne burse te menaxhuara nga disa agjensi. Edhe deputeti Tom Doshi rezulton te kete bere veprime financiare mjaft fitimprurese si shtepi dhe ndertesa ne Australi dhe objekte te ndryshme ne Shqiperi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA