Eurodeputetja gjermane Doris Pack ka akuzuar Beogradin se cënon situatën e sigurisë në veri të Kosovës, me qëllim që të arrijë ndarjen e saj.

Në një intervistë për “REL”, Pack ka deklaruar se serbët e Kosovës nuk duhet të manipulohen nga autoritetet serbe, të cilat nuk pëlqejnë planin e decentralizimit.

“Serbët në veri të Kosovës nuk duhet të pranojnë që të manipulohen nga Beogradi dhe nuk duhet të besojnë se, nëse në Mitrovicë vijojnë problemet, Kosova do të ndahet”, ka pohuar Pack.

Sipas saj, faktori ndërkombëtarë duhet të mbështesë procesin e decentralizimit, të cilin qeveria kosovare po mundohet ta shtrijë edhe në veri.

Por pikërisht këtu, thotë ajo, Prishtina has kundërshtimin e Beogradit, për të cilin decentralizimi sipas pakos së Ahtisarit është i papranueshëm.

“Kjo mund të jetë zgjidhja e duhur për Mitrovicën, por disave nuk u pëlqen. Për këtë arsye ata po përpiqen që me akte individuale të terrorit të përhapin frikë, në mënyrë që një projekt i tillë të mos realizohet”, ka shtuar Pack

Top Channel