
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka ftuar opozitën të japë kontributin e saj në kryerjen e reformës zgjedhore, si nje moment kyc qe sipas Metës është kërkuar me ngulm edhe nga ndërkombëtarët.
“Ne shpresojmë që të gjithë ata që e kanë të sinqertë kërkesën për transparencë të bashkohen me përpjekjet tona për reformën zgjedhore”, theksoi Meta. Nje tjeter pike e rendesishme e cila eshte dikutuar ne mbledhjen e kryesise se LSI-se eshte edhe zhvillimi ekonomik i vendit.
“Per LSI-ne, nje plan afatshkurter eshte ruajtja e stabilitetit makroekonimik, permiresimi i deficitit buxhetor pasi eshte shume e rendesishme te ruhet besueshmeria e ekonomise tone”, shtoi ai.
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, cilesoi si mjaft te frytshem bashkepunimin me Partine Demokratike dhe rezultatet e marra deri ne keto momente prej tij.
Top Channel