Levan-Vlorë, nis asfaltimi i rrugës

06/07/2010 13:50

Rinisin punimet në autostradën Levan-Vlorë. Punimet kanë nisur me asfaltimin e 10 kilometrave të këtij segmenti prej 25 kilometrash gjatësi.

Ministri i Transportit Sokol Olldashi ka inspektuar punimet në këtë segment rrugor dhe është shprehur se tanimë problemet me firmën kontraktuale “Alpin-Bau” jane zgjidhur.

Edhe menaxheri i Alpin Bau eshte shprehur se jane kapercyer te gjitha problemet e organizimit qe kjo kompani kishte me nenkontraktoret e saj dhe se shume shpejte progresi ne punimet e kesaj rruge do te jete i dukshem. Segmenti rrugor Levan-vlore pritet te perfundojne veren e vitit te ardhshem.

Top Channel