KRRTRSH: Energji nga era

06/07/2010 15:55

Këshilli i Rregullimit të Territorit ka hapur dritën jeshile për ndërtimin edhe të dy parqeve të tjera të mëdha me erë, njëri prej të cilëve në Korcë, ndërsa tjetri në komunën e Kryevidhit, shumë pranë zonës turistike.

“Te merrni masa qe te mos lejohet asnje ndotje akustike në zonën turistike. Ajo zone aty eshte turistike dhe një territor i tërë për t’u zhvilluar”, u shpreh Berisha.

Në mbledhjen e sotme KRRTRSH-së miratoi edhe planin e përgjithshëm turistik të zonës së Vilbashtovës, ku synohet të ndërftohet një resort turistik.

“Ketu do investohen 1.2 miliarde euro, per t’i kthyer Vilbashtoves vlerat qe ajo kohe. Do shnderrohet ne nje resort turistike nga me te bukurit”, u shpreh Berisha.

KRRTRSH miratoi edhe lejet e ndërtimit për 7 hidrocentreale të vogla dhe të mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA