KLD drejt paralizimit

06/07/2010 19:55

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i ka bërë thirrje komunitetit të gjyqtareve të gjejnë zgjidhje për organizimin e Konferencës Gjyqësore.

Spahiu deklaron se vetë gjyqtarët mund ta gjejnë një zgjidhje të ligjshme dhe kushtetuese në bashkëpunim edhe me kryetaren e Gjykatës së Lartë.

“Do t’u bëja thirrje të gjithë gjyqtarëve të gjejnë mjetet ligjore dhe kushtetuese dhe për t’i dhënë hapësirë KLD-së në zgjedhjen e 5 mandateve të reja. Të gjendet mundësia për të diskutuar dhe debatuar në lidhje me këto zgjedhje”, shprehet Spahiu.

Ai thote se ligji per Konferencen Gjyqesore eshte shpallur antikushtetues 2 vjet me pare dhe ligji i ri kerkon edhe votat e opozites ne parlament per t’u miratuar, nderkohe qe mazhoranca ende nuk e ka derguar ne Kuvend. Ne keto kushte, kur pese anetareve te KLD u ka mbaruar mandati, Keshilli mund te gjendet ne probleme serioze.

“Duke qënë se pr/ligji i ri për konferencën gjyqësore ka mëse dy vjet që nuk futet në rendin e ditës së Kuvendit, KLD mund të futet në vështirësi në mënyrën e funksionimit dhë organizimit të vet”, përfundion Spahiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA