Një shqiptar i Kosovës përfundoi në pranga në Itali pas dhunës që ushtronte ndaj bashkëshortes së tij.

Ka qënë pikërisht fëmija 10 vjeçar i çiftit që banonte në Vareze, i cili ka ngritur telefonin dhe ka formuar numrin e emergjencës ku ka sinjalizuar karabinierët për dhunën që po pësonta e ëma e tij prej të atit.

Menjëhëerë pas marrjes së telefonatës karabinierët prangosën shqiptarin 43 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet public i cili në momentin e prangosjes ishte nën efektin e alkoolit.

Top Channel