Gjermania: Jo zgjerim pa merita

06/07/2010 15:05

Kriteret e vendosura nga BE për Shqipërinë duhet të zbatohen. Nuk ka asnjë datë hyrjeje të përcaktuar apo zgjerim pa merita, ka thënë mes të tjerash nga Gjirokastra ambasadori gjerman Bernard Borchardt.(UPDATE)

“Perspektiva europiane e vendeve te Ballkanit Perëndimor është e qarte, por kushtet te permbushen
jo vetëm në letra por edhe në jetë. Megjithatë ne do ta mbështesim procesin e zgjerimit”, u shpreh Borchardt.

Komentet janë bërë gjatë një fjalimi publik ku Borchardt ka ndarë me qyterarë dhe intelektualë, këndvështrimin gjerman mbi integrimin.

“Shqiperia duhet te zhvilloje nje strategji per te permbushur riintegrimin e te riatdhesuarve.
Kushti i dyte për liberalizimin e vizave është implementimi i kuadrit ligjor në luftën kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqiperia duhet te zbatoje te gjithe kuadrin ligjor ne fushen e konfiskimit te aseteve të krijuar nga krimi i organizuar. Gjatë verës ne do të shohim nëse këto kushte janë plotësuar”, u shpreh Borchardt.

Duke ju referuar standarteve ambasadori gjerman ka thënë se Komisioni Europian mund të vendosë t’i propozojë BE statusin e vendit kandidat për Shqipërinë por zgjedhjet e fundit dhe probelemt e lidhura me to konfirmojnë se ka mjaft për të bërë edhe në plotësimin e kushteve politike, kriteri bazë për këtë proces.

“Jam optimist tha Borchardt duke ju referuar procesit të liberalizimit të vizave por më lejoni të them se vendimi ende nuk është marrë. Vendimi sipas tij pritet në shtator dhe kritere të tilla si lufta kundër krimit të organizaur dhe korrupsionit në vend do të monitorohen gjatë verës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA