
Me dy ditë vonesë, Ambasada amerikane në Tiranë festoi 234 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Më 4 korrik 1776, pas 2 vite luftimesh me ushtrinë britanike, 13 kolonitë amerikane shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuara. Data e firmosjes së deklaratës së Pavarësisë, është festa kombëtare e Shteteve të Bashkuara.
Simbolikën e fortë të lirisë që mbart kjo datë, ambasadori amerikan Uidhers ia mveshi edhe Shqipërisë.
“Ashtu si shqiponja është e lirë, ashtu si klithma e saj që është e lirë, ashtu edhe Shqipëria do të jetë tani edhe përgjithmonë e lirë”, tha në fjalën e tij ambasadori Uidhers.
Kjo ishte festa e tij e fundit e ambasadorit Uidhers përpara lënies së detyrës. Ai e cilësoi privilegj takimin personalisht me të tërë të ftuarit e tij, në këtë festë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Top Channel