Dekretet e Topit, Ligjet marrin në pyetje prokurorin

06/07/2010 15:45

Seanca dëgjimore me kandidatin për Gjykatën e Larte, Vexhi Mucmata, ishte seanca e fundit qe Komisioni i Ligjeve zhvilloi perpara se te beje debatin per tre kandidaturat, qe presidenti ka emeruar si anetare te organit me te larte gjyqesor ne vend.

Kjo seance ishte me e shkurter dhe me pak mbreselenese se dy te parat, pasi socialistet nderhyne vetem dy here me pyetje, ndersa demokratet u perqendruan tek e kaluara profesionale e prokurorit Mucmata perpara viteve 90, por nuk paraqiten dokumenta.

Gjate kohes se diktatures, zoti Mucmata, ka kryer detyren e hetuesit, por tha se nuk i kujtohej te kishte kaluar ceshtje me karakter politik. Por ai ftoi deputetet te shikonin dokumenta te kohes, nese gjendej ndonje i tille.

“Per shkak te kohes se gjate nuk mbaj mend saktesisht qe te kem hetuar ceshtje te natyrave politike qe parashikoheshin ne legjislacionin e kohes. Nese do te me kujtohej ndonje, do ta thoja para ketij komisioni, se nuk kam pse ta fsheh. Ajo eshte me dokumente. Por pjesemarrja ime, e theksoj, nuk ka qene per akte kryesore, sic jane aktet qe kane te bejne me te drejtat dhe lirite themelore te njeriut. Nuk kam patur e drejten e arrestit, nuk kam patur te drejten e perfaqesimit te akuzes ne gjykate dhe te kerkeses per fajesi apo kerkese denimi”, tha Mucmata.

Lidhur me veprimtarine e tij si prokuror i Tiranes, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, vecoi rastin e arrestimit te nje personi ne Tirane, qe ishte ne konflikt pronesie, me nje kompani private te njohur, ku zoti Mucmata ka 25 perqind te aksioneve. Por nga deputeti Alibeaj nuk u sqarua, nese ky arrestim eshte urdheruar nga organi i akuzes kur zoti Mucmata drejtonte Prokurorine e Tiranes.

Kandidati per ne Gjykaten e Larte deklaroi se ka punuar me ndershmeri dhe ka zbatuar ligjin ne cdo kohe te ushtrimit te funksioneve te tij. Duke theksuar gjithashtu se nuk eshte ndikuar politikisht ne vendimet e tij.

“Ne te gjitha funksionet qe kam ushtruar, ne asnje rast nuk kam patur ndikime politike persa i takon zgjidhjes se ceshtjeve, edhe kur kam qene ne Prokurorine e Pergjithshme, edhe kur kam qene ne prokurorine e rrethit”, tha Mucmata.

Keto dite pritet qe Komisioni i Ligjeve te jape opinionin e tij, nese kandidaturat e presidentit per gjykaten e Larte, Mehdi Bici, Sokol Como dhe Vexhi Mucmata jane te pershtatshme per te marre ose jo votebesimin e parlamentit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA