Ish-ministri i Brendshëm maqedonas, Lube Boshkovski ka deklaruar se nuk ka njohuri për ekzistencën e varreve masive me civilë kosovarë në Maqedoni.

Boshkovski është shprehur se lajmet e publikuara se fundmi në media lidhur me këtë temë janë tendencioze dhe kanë si qëllim cënimin e integritetit të tij.

“Unë e di që këto informacione janë tendencioze ka që lidhen jo pa qëllim me emrin tim. Unë nuk di asgjë nëse ka apo jo ndonjë varrezë masive”, ka pohuar Boshkovski.

Top Channel