Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy ka shprehur sot shqetësimin e tij për përshkallëzimin e dhunës në veri të Kosovës.

Qëndrimin e tij Van Rompuy e bëri të qartë nga Lubjana, ku ndodhet në kuadër të turit të vij ballkanik, që do të pasojë me vizita në Serbi e Kosovë.

Në konferencën për shtyp të mbajtur me kryeministrin slloven Borut Pahor, Van Rompuy ka deklaruar se rritja e akteve të dhunës në veri të Mitrovicës është vërtet shqetësuese.

Në këtë zonë u plagos sot me armë zjarri deputeti serb i Kuvendit të Kosovës, Petar Miletic.

Top Channel