Shpërthimi në Mitrovicë, kërkohet zbardhja e ngjarjes

05/07/2010 11:35

Përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë vlerësuan të hënën në takimin e rregullt të Komitetit për Siguri në Mitrovicë, se gjendja pas protestave të së premtes në veri të qytetit nga pjesëtarët e komunitetit serb, ku nga një shpërthim humbi jetën një dhe 11 të tjerë u plagosën, ka qenë e qetë.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se aktet e dhunës janë të papranueshme.

Ai theksoi se është shumë me rëndësi zbardhja e rastit të shpërthimit që ka ndodhur dhe kërkoi nga autoritetet angazhim shtesë në këtë drejtim.

Top Channel