Momcillo Mandic, dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Radovan Karaxhic, ka deklaruar se krimet kundër popullsisë joserbe në vitin 1992 në Bosnje u kryen nga grupe paraushtarake serbe të thirrura nga ministrja e Brendshme e atëhershme Bilana Pllavshic.

“Në Kuvendin e Republikës serbe, Pllavshic ka deklaruar vetë se ka thirrur në Bosnje Zeljto Raznatovic, të njohur me pseudonimin Arkani”, ka dëshuar Mandic, i cili dikur ishte udhëheqës në Republikën Serbe të Bosnjes.

Ai ka shtuar më tej se grupet paraushtarake përbëheshin nga kriminelë që kishin plackitur popullsitë joserbe, serbët, si dhe kishin dhunuar gra e vrarë burra e fëmijë.

Top Channel