Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë nesër një seancë të jashtzakonshme që për temë debati do të ketë dhunën në Mitrovicë, vdekjen një personi dhe plagosjen e 11 të tjerëve, në protestën serbe më 1 korrik në pjesën veriore të qytetit.

Seanca e jashtëzakonshme është kërkuar nga Serbia, e cila para çfarëdo hetimi paraprak tashmë ka akuzuar shqiptarët si shkaktarë të dhunës.

Edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni i ka dërguar kryesuesit të radhës së Këshillit të Sigurimit për këtë muaj, ambasadores së Nigerisë, U. Joy Ogëu, kërkesën për pjesëmarrje në seancë ku do të paraqesë pikëpamjet e Republikës së Kosovës. Serbinë do të përfaqësojë presidenti i saj, Boris Tadic.

Në këtë takim që do të fillojë të martën paradite dhe do të jetë i mbyllur për media, nuk pritet miratimi i ndonjë lloj rezolute.

Top Channel