Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) konsideron se ngritja e incidenti në nivel aq të lartë, siç është diskutimi para Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndikon në politizimin e rastit dhe inkurajimin e ekstremistëve.

Në reagimin e KMDLNJ-së, sipas Telegraf, thuhet se situata në veri vlerësohet e tensionuar me mundësi të shpërthimit për shkak të mosfunksionimit të ligjit, përjashtimit të institucioneve të Kosovës nga ajo pjesë, mosgatishmërisë dhe mungesës së vullnetit politik të ndërkombëtarëve që atje të vendoset rendi dhe ligji, ndërhyrjes së vazhdueshme të Serbisë etj.

Më tej KMDLNJ thekson se e njeh të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore, mirëpo fuqishëm është kundër çdo lloj dhune dhe në këtë kontekst shpreh keqardhje për vdekjen tragjike që ndodhi dhe lëndimin protestuesve të nacionalitetit serbë.

Top Channel