EULEX ka dënuar ashpër sulmin e armatosur të kryer sot ndaj deputetit serb të Parlamentit të Kosovës, Petar Miletic, në veri të Mitrovicës.

Misioni i BE për rendin dhe ligjin ka bërë thirrje për kthimin e qetësisë dhe ka kërkuar maturi nga të gjitha palët.

Duke e cilësuar sulmin si të papranueshëm, EULEX ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Policisë së Kosovës në hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Në këtë drejtim, misioni evropian ka kërkuar që të mos spekulohet me përfundimet e hetimeve.

Top Channel