Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic ka deklaruar se sulmi i sotëm ndaj deputetit serb në Mitrovicë është nxitur nga ekstremistët, me qëllim pengimin e dialogut që do të siguronte paqe në Kosovë.

Bogdanovic është shprehur se situata e tensionuar në Kosovë vjen si pasojë e zgjidhjes së njëanshme, të cilat sipas tij nuk mund ta ndryshojnë realitetin.

“Këto vendime janë të drejtuara kundër stabilitetit dhe paqes dhe kanë për qëllim frikësimin e popullsisë serbe në Kosovë”, është shprehur Bogdanovic.

Zyrtari serb u ka bërë thirrje misioneve ndërkombëtare në Kosovë që të hetojnë ngjarjet e fundit të dhunës dhe të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë.

Top Channel