Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës kanë përsëritur se janë të gatshëm të bisedojnë me Serbinë për çështje teknike, por kurrë më për statusin e Kosovës.

Zbardhja e fatit të personave të zhdukur, lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave, demarkacioni i kufirit dhe kthimi i dokumentacionit të Kosovës nga Serbia, janë temat për të cilat sipas autoriteteve në Prishtinë, Kosova dhe Serbia  mund të bisedojnë.

Kryeministri Hashim Thaçi, ben te ditur Telegraf, ka deklaruar se bisedimet Kosovë-Serbi për çështje praktike, mund të fillojnë pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës.

Top Channel